Pas largimit si zv/ministër, Cakaj rikthehet në Kosovë, i ngjitet malit të Jezercës

Genc Cakaj është zhveshur nga çdo posti diplomatit në Shqipëri, duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme si zv.ministër i Jashtëm i qeverisë shqiptare, njëherësh ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm në detyrë.

Heqja e spaletave të diplomatit, i ka dhënë mundësi Cakaj të kthehet në vendin e lindjes në Kosovë. Menjëherë Cakaj ka nisur postimet, duke kuptuar se ka nisur kështu edhe pushimet.

Me anë të postimi në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se ka ngjitur majën e malit të Jezercës, duke u shoqëruar nga miku i tij, disa dekada më i vjetër në moshëm mjekun e UÇK-së.

“Fatmir Xhelili i ka dhënë krejt çka mundur Kosovës, në ditët më të vështira e në orët më vendimtare të historisë së saj të vonë: Kur paqja u bë e pamundur, ai u bë një prej themeluesve të UÇK-së, kur lufta u bë domosdoshmëri, ai shërbeu si drejtues i lartë institucional e politik i saj, kur ballafaqimi ushtarak përfshiu rëndë tërë vendin, ai shërbeu me vetëmohim si ushtar i zakonshëm e pranë nevojtarëve si mjek i jashtëzakonshëm lufte, kur shtetndërtimi ishte në pyetje, ai punoi pakursyer me vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po shpallej mëvetësia, ai nuk festoi gjatë e shumë si të tjerët sepse ishte në krye të qendrës për ruajtjen e sigurisë vendore në bashkërendim të plotë me miqtë ndërkombëtar, kur forcimi i brendshëm institucional u bë sfida kryesore e Republikës, ai punoi me zell e nder, profesionalizëm dhe dinjitet, pavarësisht përkatësisë partiake, në të mirë të Kosovës”, shprehet Cakaj.

Cakaj në 5 janar të këtij i u largua nga angazhimi i tij publik dhe politik në Shqipëri. Ai do të jetë jashtë listës së PS-së për kandidat për deputet. Cakaj ka bërë të ditur se do të angazhohet dhe nuk do ta lërë pas dore diplomacinë, por konkretisht nuk dihet se për çfarë fjalë.

Postimi i plotë i Cakajt

Në majë të Jezercës me Doktorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ! Fatmir Xhelili i ka dhënë krejt çka mundur Kosovës, në ditët më të vështira e në orët më vendimtare të historisë së saj të vonë:

Kur paqja u bë e pamundur, ai u bë një prej themeluesve të UÇK-së, kur lufta u bë domosdoshmëri, ai shërbeu si drejtues i lartë institucional e politik i saj, kur ballafaqimi ushtarak përfshiu rëndë tërë vendin, ai shërbeu me vetëmohim si ushtar i zakonshëm e pranë nevojtarëve si mjek i jashtëzakonshëm lufte, kur shtetndërtimi ishte në pyetje, ai punoi pakursyer me vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po shpallej mëvetësia, ai nuk festoi gjatë e shumë si të tjerët sepse ishte në krye të qendrës për ruajtjen e sigurisë vendore në bashkërendim të plotë me miqtë ndërkombëtar, kur forcimi i brendshëm institucional u bë sfida kryesore e Republikës, ai punoi me zell e nder, profesionalizëm dhe dinjitet, pavarësisht përkatësisë partiake, në të mirë të Kosovës.

Doktor Xhelili mbetet i të gjithëve sepse iu dha gjithmonë përparësi interesave shtetërore të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Miqësinë time me Doktorin nuk e ka ndarë asnjëherë dallimi në moshë, sepse e ka bashkuar dashuria për Shqipërinë, Kosovën, përkushtimi për të punuar papushim për çështjen shqiptare. Miqësia e ngushtë me të ka qenë sa nder, aq edhe mësim, sa frymëzim i vazhdueshëm aq edhe shembull i prekshëm se si duhet atdheu pa kushte!