Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale qarkullon një lajm rreth jetës private të këngëtares Anjeza Shahini.
U përfol se distancimi i saj nga rrjetet sociale vjen si pasojë e ndarjes nga bashkëshorti i saj, diplomati britanik Paul Edward Conolly.
Por në fakt një lajm i tillë ka rezultuar totalisht i pavërtetë dhe mbi një të pavërtetë të tillë ka reaguar vet këngëtarja përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.
Foto: Anjeza Shahini/Instagram
Tutje, interpretuesja e hitit “Nxënësja më e mirë”, tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, teksa ka pranuar falje nga disa prej atyre që kanë hedhur në këtë qarkullim këtë thashethem të pavërtetë.
“Disa janë përgjigjur, por shumë ende jo. Faji tenton të mbetet jetim. Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem ti shkoj deri në fund por juve nuk do ua lodh kokën me detaje. Vazhdojmë me programin tonë in english — .Nëse dhe sapo të sqaroj gjithçka, do ju bëj me dije. Ju falënderoj pa fund për të gjitha mesazhet tuaja mbështetëse”, ka shkruar tutje këngëtarja nga Shqipëria.
Foto: Anjeza Shahini/InstaStory
Anjeza përndryshe është e martuar me Paulin që nga viti 2015 dhe çifti janë prindër të një vajze.
Foto: Anjeza Shahini/Instagram