Pas komentit të Julit, Olti Curri i kthehet keq Sindit: Vaj misri, vajguri…

Ditë më parë një koment që bëri konkurrenti i ri i “Përputhen”, Juli, për Sindin ndezi debatin në mes tyre, shkruan lajmi.net.

“Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër”, i ishte drejtuar Juli asaj, ndërsa Sindi reagoi menjëherë duke thënë se ndjehet e bulizuar.

Lidhur me këtë debat komentoi edhe Olti Curri përmes disa postimeve në rrjete sociale, të cilat ia dedikoi Sindit.

Në një postim, ai shkëputi pjesën kur Skindi i thotë Julit se duhet të dalë nga skena, ndërsa komenti i opinionistit ishte “Alo quhet studio, jooo skenë. Vajzën e kanë gënjyer dhe i kanë thënë që emisioni bëhet te Teatri Operas dhe Baletit?”.

Në postimin tjetër, Olti shkruan “Bullizuar pse të tha vaj Borshi? Po t’i kishte thënë ky i ziu vaj kikiriku…Kjo do hynte në ambasadë amerikane do kërkonte strehim politik”.

“E vërtetë ti ke bullizuar pemën e ullirit që e ke krahasuar me një shkurre”, vazhdon Olti, i cili pyet ndjekësit se a duket Sindi si vaj Borshi apo misri.

“Mos jam vajguri”, ishte postimi tjetër i tij.

“Edhe më qafshi hallin se e di shumë mirë çfarë do të thotë fjala “bullizim”, kur bualli dhe dashnorja e tij bullica përputhen me gëzim quhet “bullizim”, janë fjalët e opinionistit në postimin tjetër.

“Faluni të gjithë tek Dyqani ushqimor. Në emër të vajit, makaronave dhe orizit të shenjtë”, vazhdon ai.

Krejt në fund, ai shkëputi një pjesë të debatit të Sindit me Melisën dhe shkruan “Stop budallallizimit”. /Lajmi.net/