Në spektaklin e mbrëmshëm, Shota Baraliu dhe Ana Kabashi patën një debat të ashpër mes vete.
Shota ka kritikuar veshjen e Anës, teksa theksoi se ajo nuk vesh sutjena gjatë qëndrimit në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Ky koment e revoltoi Anës, e cila nuk e pranoi faktin se ka ende njerëz që mendojnë kështu.
Anës në mbrojtje i doli edhe motra e saj Arta.
Ajo pati një reagim të ashpër për komentet e Shotës.
“Kur femrat gjujnë gurë në femra qysh kemi me prit me u ndërrua mentaliteti i femrës së shtypur najher??? Femrat si ti janë bashkëautorë të vrasjeve të grave, femrat si ti kontribuojnë në këtë mendësi”, shkruan ajo në një postim teksa ka ndarë edhe një fotografi të Shotës të veshur me fustan të kuq, fustan me të cilin u paraqit në natën e parë të “BBVK”./Lajmi.net/