Pas kërcënimeve të ASH-AAA për bllokim të Kuvendit Zaev kërkon Qeveri të zgjeruar

Të premten që e lamë pas, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhi një incident politik kur opozita maqedonase, e koordinuar edhe me LSDM-në në pushtet, e bllokoi mundësinë e kalimit të propozim-ligjit për ndryshimet e Ligjit për shtetësi, që është propozuar nga opozita shqiptare – koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe Alternativa. Dorëzimi i qindra amendamenteve me qëllim bllokimi të propozim-ligjit ishte arsye që koalicioni ASH-AAA, në një konferencë për media në hapësirat e Kuvendit, të deklarojë se ky është bllokim i koordinuar mes partive maqedonase dhe se për këtë arsye ata tash e tutje do ta bllokojnë çdo propozim të ardhur në Kuvend. Ky qëndrim i opozitës shqiptare e ka tronditur thellë kryeministrin Zaev, i cili menjëherë të nesërmen doli me propozim që ta ndryshojë modelin e qeverisjes, për ta përfshirë edhe opozitën në pushtet. Pas kësaj, nga koalicioni opozitar shqiptar, ASH-AAA, deklaruan se kjo mundësi nuk përjashtohet, porse realizimi i saj nënkupton përmbushjen e disa kushteve, siç janë heqja e 20%-përqindëshit për shqiptarët nga kushtetuta, hetim ndërkombëtar për rishqyrtimin e proceseve të montuara dhe miratimi i Ligjit për shtetësinë./infomagazin.net