Pas incidentit të fundit reagon i dashuri i Bebe Rexhës: Krenar me këtë grua të fortë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditë më parë ishte kryefjala e të gjitha mediave të huaja.

Kjo pasi në koncertin e saj të së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.

27-vjeçari Nicolas Malvagna i cili tashmë është i arrestuar dhe pritet të dalë para gjyqit më 31 korrik, rrezikon të dënohet me një vit burg për veprën e kryer.

Sido që të jetë, këngëtarja e hitit “In the name of love” gjatë këtyre ditëve ka publikuar fotografi dhe video të fytyrës së saj të lënduar në rrjetet sociale, duke iu treguar fansave se gjendja e saj po përmirësohet dhe se ajo do të vazhdojë turneun e saj.

E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente dhe e ashpër sa thonjtë! Të dua” , ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.

Bebe Rexha përndryshe po vazhdon turneun e saj të koncerteve të titulluar “Best F**N Night OF MY Love”, me ndalesën e radhës që do të jetë Filadelfia.