Qeveria gjermane planifikon të ndërpresë kompensimin financiar ndaj prindërve të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët gjatë pandemisë, pasi shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor filluan të rihapen.
“Duke marrë parasysh hapjen e shkollave dhe kopshteve, nuk do të ketë më zgjatje të marrëveshjeve”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Punës.
Që nga 30 marsi, prindërit kishin të drejtë të kërkonin 67% të fitimeve të humbura si rezultat i izolimit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Përfitimi ishte i vlefshëm për gjashtë javë dhe kapte prej shumën deri më 2 016 euro.
Politikanët e lartë nga partitë në të gjithë spektrin politik, kanë kërkuar më herët për zgjerimin e pagesave.