Pas fotos me Mozzik dhe vajzën, Loredana i ka dy fjalë: Nuk shes asnjë njeri…

Loredana Zefi i ka disa fjalë.

Mozzik dhe Loredana janë ndër çiftet më të komentuara të momentit, shkruan lajmi.net.

Lidhja e tyre, ardhja në jetë e Hanës e më pas ndarja, ishin ndër arsyet se përse emri i tyre u lakua më shumë se kurrë nëpër media, duke mos harruar edhe suksesin e tyre në muzikë e projektet e përbashkëta.

E lidhur me këtë nuk ka munguar një reagim i reperes.

“Unë jam këtu për të bërë muzikë dhe jo për të fituar simpati tek njerëzit. Faleminderit të gjithëve që më përkrahin dhe të gjithëve që thjesht më urrejnë pa arsye. Në të ardhmen do të ketë vetëm këngë me humor të mirë. Ps: Unë me të vërtetë nuk shes asnjë njeri, në mënyrë që të arrij simpati tek ju, më hakoni mua sa të dëshironi, në fund ne të gjithë marrim atë që e meritojmë. Unë vetëm i dua të gjithë sot”, u shpreh ajo.

I gjithë ky reagim erdhi pas publikimit të një fotografie në shtrat së bashku me Mozzik dhe vajzën e tyre Hanën.