Pas festës së mbrëmshme romantike për ditëlindjen e 42-të të Bleros, çifti po shijojnë plazhin

Derisa po i shijojnë pushimet në Dhërmi, Afrona Dika ka vendosur ta befasoj Bleron me rastin e ditëlindjes së tij të 42-të.

Bazuar në disa postime në Instagram shihet se gjithçka ishte shumë romantike dhe i ka pëlqyer këngëtarit.

Pas festës së mbrëmshme, çifti sot po e shijojnë plazhin.

Blero dhe Afrona për shkak të pandemisë nuk janë takuar për disa javë dhe të dy shprehnin dashurinë dhe mungesën ndaj njëri-tjetrit nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.