Ronela Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
“Sekret” nuk arriti të shkoj në finale, shkruan lajmi.net.
E tashmë dy javë pas përfundimit të këtij festivali, ajo ka udhëtuar sërish në Itali.
Përmes postimeve në ‘Instagram’ ajo shihet që po qëndron në Milano dhe tha se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane.
“Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, nuk dihet nëse ka bërë shaka apo njëmend do të ketë një këngë nga ajo në gjuhën italiane.