Banorja e Big Brother Vip dje është rrëzuar në topin rrotullues kështu duke thyer njërin krahë, shkruan lajmi.net.
Fillimisht nuk dukej dhe shumë serioze por produksioni më vonë e dërguan banoren në spital.
Einxhel do jetë tërë kohën nën vëzhgimin e kamerave për shkak të transparencës.
Së fundmi produksioni ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e saj, ku kanë treguar se ajo do t’i nështrohet një operacioni.
“Pas ekzaminimit që doktorët i kanë bërë Einxhel, kanë vendosur që ajo të bëjë një ndërhyrje. Ajo do të qëndrojë nën kujdesin mjekësor dhe nën vëzhgimin e kamerave për aq kohë sa do të nevojitet”, ky ishte njoftimi nga produksioni i BBV.




