Pas dy vitesh dhe 31 orë udhëtim, Vesa Luma rikthehet në Shqipëri

Vesa Luma, prej dy vitesh ka nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj dhe djalin në Zelandën e Re, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, ajo njoftoi se së fundmi është rikthyer në vendlindje e cila ka udhëtuar 30 orë dhe më shumë.

Përmes disa imazheve në storien e saj në Instagram, Vesa tregoi se është rikthyer në Shqipëri me djalin e saj Lianin, pas një udhëtimi plot 31 orësh me aeroplan.

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar dy vite”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë duke e shoqëruar me një emotikon duke qarë./Lajmi.net/