Pas ditë pak vdekjes së nënës, Unikkatil bën dedikimin emocional

Nata e Krishtlindjeve nuk ishte festive për reperin e njohur shqiptar, Unikkatil.

Pikërisht këtë natë ka ndërruar jetë nëna e reperit, shkruan lajmi.net.

Pak ditë pas vdekjes, ka reaguar edhe reperi me një dedikim emocionues.

“Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish”, ka shkruar reperi.

Lajmin për vdekjen e saj e kishte bërë të ditur vëllau i Unikkatilit./Lajmi.net/