Pas daljes nga burgu pasi u dyshua për rrahjen e saj, kapen mat Fero dhe Arbenita

Arbenita Ismajli dhe Fero, po vazhdojnë të komentohen lidhur me raportin e tyre.

Së fundi, reperi ishte arrestuar nën dyshimin për rrahjen e modeles, shkruan lajmi.net.

Duket se kjo gjë ka marrë fund, pasi dyshja janë kapur së bashku.

Ata janë xhiruar në një nga restorantet e Gjilanit.

Prive ka sjell pamjet ku dyshja shihen në shoqëri të njëri-tjetrit, ku mesa duket kanë lënë prapa hatër mbetjet dhe gjithçka që ka ndodhur mes tyre.

Fero përndryshe ka pasur një zbehje të dukshme në karrierën e tij që pas daljes nga shtëpia diskografike “On Records”, dhe e ka ruajtur qendrën e vëmendjes pothuajse vetëm me skandale dhe jo me prodhimtari muzikore apo suksese në këtë fushë./Lajmi.net/