Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, Fjolla Morina po rikthehet sërish në vëmendjen e publikut, këtë herë me një lajm të veçantë familjar.
Në një fotografi të publikuar nga vajza e saj, Lediana, shihet Fjolla teksa me dashuri ledhaton barkun e saj, duke lënë të kuptohet se familja e tyre është në pritje të një anëtari të ri.
Ky moment i ëmbël ka nxitur reagime të shumta, pasi me këtë veprim konfirohet se Fjolla Morina pritet të bëhet gjyshe, shkruan Kosovarja.





