Pas Botman, Milan afër finalizimit të marrëveshjes edhe me Renato Sanches e Jonathan David

Milan po synon të bëjë pazar te skuadra e Lille, duke shënjestruar edhe dy lojtarë të tjerë, përveç Botman.

Mesfushori portugez, Renato Sanches dhe sulmuesi Jonathan David janë në radarin e Milan, përcjell lajmi.net.

Sanches ka rigjetur formën e tij të vjetër me angazhimin e madh te Lille, derisa David është emri i ri në sulm që po tërheq vëmendje të madhe.

Renato Sanches lidhej me Milan edhe gjatë janarit, por duket se gjithçka do të zyrtarizohet gjatë verës.