Pas arrestimit, PSG ia shkëput kontratën Galtierit

Një vit pasi iu bashkua Paris Saint-Germain, dhe pavarësisht se u shpall kampion i Francës, Christophe Galtier largohet nga klubi i kryeqytetit.
Pas bisedimeve të gjata mes klubit dhe Galtier, më në fund fati i trajnerit francez është qartësuar, transmeton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kontrata e Galtier është shkëputur dhe tani ka mbetur vetëm konfirmimi nga klubi.

Ky ishte hapi i fundit që nevojitej për ta emëruar Luis Enriquen si trajnerin e ri të PSG-së.

Lajmi vjen disa ditë pasi që Galtier u arrestua dhe u dërgua në mbajtje nga policia franceze, për shkak të disa komenteve raciste që kishte bërë te ish-klubi i tij, OGC Nice.