Pas arrestimeve të Speciales vjen paralajmërimi: Askush nuk dënohet prej dosjeve të Serbisë, por ja prej kujt

Gjykata Speciale me seli në Hagë, deri tash ka arrestuar tre personalitete në Kosovës.

Ishte i pari Sali Mustafa që është arrestuar nga Policia e Tribunalit e pas tij janë arrestuat edhe krerët e organizatave të dala nga lufta.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan për shkak se kanë publikuar dosjet e Speciales të cilat ishin dërguar në zyrat e OVL-së.

Pas kësaj, janë paralajmëruar edhe arrestime të tjera, që pritet të ndodhin këto ditë në Kosovë.

Mirëpo, sipas ish-eprorit të UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjentit të SHIK-ut, Naim Miftari asnjë prej tyre që do të arrestohen nuk do të dënohen pse kanë luftuar me Serbinë, apo prej dosjeve të tyre.

Miftari thotë se, halli më i madh i gjithë të arrestuarve do të jetë dëshmitë e ushtarëve kundër njëri tjetrit.

“Askush nuk do të dënohet, pra asnjë ushtarë i UÇK-së pse ka luftuar kundër Serbisë, apo prej dosjeve të Serbisë. Halli i juaj nuk do të jenë aspak dëshmitarët e Vukqeviqit, por problem do të jenë ushtarët dhe eprorët e UÇK-së, nëse do të dëshmojnë kundër jush. Pse do të ndodh kjo mendojeni vet se çka i keni bërë ju vet ushtarëve të UÇK-së, si i keni trajtuar dhe keni luajtur me ata. Edhe ne kemi pasur të drejt të kemi një jetë të dinjitetshme por jo si ju që i keni nga 2-3 milionë euro pasuri dhe ku e keni sjell vendin tonë Kosovën sot nga qershori i vitit 1999 në 2020”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.