Pas aksidentit të djeshëm spitali i Kumanovës ka mbetur pa automjet për transportin e pacientëve

Spitali i përgjithshëm i Kumanovës aktualisht është pa autoambulancë për transportin e pacientëve, pasi automjeti “Mercedes” u përfshi në aksident trafiku mbrëmë në Shkup, ndërsa dy të tjerat që i ka objekti janë në shërbim, informoi sot drejtoresha e spitalit Snezhana Zaharieva.

Mjetin për transportimin e pacientëve të sëmurë rëndë, spitali e ka pranuar si donacion nga një organizatë joqeveritare nga shoqata humanitare “Unë jam Matejçe”. Ndryshe, donacion është nga spitali i Bazelit në Zvicër, i cili i është dorëzuar spitalit të Kumanovës, në maj të vitit 2021 gjatë pandemisë së Covid.

Nga ana tjetër, dy mjetet e tjera janë në shërbim, njëra është me defekt, e dyta është në shërbim për një riparim të vogël. Spitali do të marrë hua automjete nga Shtëpie e Shëndetit dhe do të presë dorëzimin e automjetit që institucioni publik shëndetësor e ka blerë me mjetet e veta.

“Mjeti ishte i mirë, e kemi përdorur për transportin e pacientëve. Nga dy të tjerat, njërin e çuam në shërbim, duke pasur parasysh se me dy mund të transportohen. E dyta kishte një defekt më të vogël, e çuan tek një servis dhe më premtuan se do ta kthenet brenda ditës. Në ndërkohë do të përdorim automjetet e Emergjencës së Kumanovës. Ne kemi bërë një prokurim publik, kontrata është nënshkruar, jemi në pritje të dorëzimit. Vetura është blerë me mjetet tona, tha drejtoresha Zaharieva.