MPB njofton se me 18.03.2026, në ora 14:15 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.T. (19) nga Tetova. Pas një aksidenti trafiku me dëme materiale, B.T. është sjellë në mënyrë agresive ndaj H.B. (34) nga fshati Tenovë, duke i kërkuar para për dëmin dhe më pas me një send të fortë i ka dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijë kallëzim përkatës.
Maqedoni Pas aksidentit, i dëmtuari i kërkoi para shoferit, më pas ia demoloi...






