Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka takuar studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore që do të mundësojë dhënien e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Po numëroj orët dhe ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare”, deklaroi Shasivari, duke paralajmëruar zgjidhjen e një problemi të kahershëm për juristët shqiptarë.
Sipas paralajmërimeve, kjo do të mundësonte për herë të parë që nga pavarësia e vendit dhënien e provimit edhe në shqip.
Çështja ka mbetur e pazgjidhur për dekada, ndonëse gjatë kësaj periudhe Ministria e Drejtësisë është drejtuar nga tetë ministra shqiptarë.



