Pas 20 viteve, rregullohet përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në Fondin për Sigurimin e Depozitave

Shqiptarët pas 20 viteve po përfaqësohen në mënyrë adekate që nga ardhja në detyrë e drejtorit shqiptar tek Fondi për sigurimin e depozitave.

Amir Shabani, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tashmë punëtorët e ri janë sistemuar në vende të punës.

Njoftimi i drejtorit, Shabani:

Pasi kisha nënshkruar ditë më parë të gjitha aktet e nevojshme, kam urdhëruar edhe paraqitjen e punëtorëve të rinj në Entin për Punësim, me çka pas mbi 20 viteve ekzistencë të Fondit, për herë të parë u rregullua përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në këtë institucion, me kuadro të kualifikuar.

Për fillimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Fond, si dhe për punësimin e shqiptarëve të parë në këtë institucion, e falënderoj zëvendëskryeministrin e parë, z Artan Grubi, i cili më ofroi mbështetjen e duhur për realizimin e këtyre qëllimeve kaq të rëndësishme…!