Pas 20 vitesh, Ilir Shaqiri kurorëzon dashurinë e tij me martesë

Kohë më parë, pas përfundimit të “Big Brother VIP”, u përfol në media se fituesi i edicionit të parë, Ilir Shaqiri po organizon dasëm.

Por, ish banori nuk foli asgjë dhe gjasat për një gjë të tillë u shuan, shkruan lajmi.net.

Pak kohë prej kur këto thashetheme u përfolën, fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit.

Çifti ka zgjedhur që ceremoninë ta bëjë në një restaurant pranë bregdetit në Durrës.

Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj./