Pas 13 vitesh, Ardit Gjebrea sot nuk është prezantues në “E diela shqiptare”

Programin e tij e mbajti nga shtëpia por këtë të diel, moderatorin nuk do ta shohim në emisionin “E diela shqiptare’, shkruan lajmi.net.

Gjendja e tij nga virusi është përkeqësuar dhe me rekomandim të mjekut duhet të qëndroi në shtëpi që të pushoi.

Pjesa e parë e programit po moderohet nga Enkel Demi por do të ketë edhe të tjerë që do ta moderojnë sot emisionin “E diela shqiptare” që për të parën herë prej nisjes në vitin 2008.

Telebingo do moderohet nga Gentian Zenelaj e “Ka një mesazh për ty” nga Marsela Çibukaj.