Partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez zotëron modelin e parë special në botë të makinave Smart

Georgina Rodriguez ishte personi i parë në Spanjë dhe një nga njerëzit e parë në botë që zotëroi SUV-in e ri Smart #1, pohojnë raportimet.

Motori plotësisht elektrik thuhet të jetë i pari nga vetëm 1000 njësi në Evropë.

Pavarësisht koleksionit të makinave luksoze të Georgina dhe partnerit Cristiano Ronaldo, makina Smart #1 kushton vetëm 41,200 funte (47 mijë euro).

Foto: Getty

Georgina ishte personi i parë në Spanjë që mori automjetin, sipas Mundo Deportivo, shkruan The Sun.

29-vjeçarja tregoi makinën në serialin e saj në Netflix “I am Georgina”. Në episodin e pestë të serisë së dytë të dokumentarit të saj , Georgina lejon një nga shoqet e saj të drejtoi timonin.

Foto: Smart

Por ato fillimisht kanë probleme me ndezjen e makinës pasi Georgina harron se e ka lënë makinën elektrike në ngarkim.

Më pas gjatë programit shfaqen pamje të makinës së bashku me motrën e Georgina, Ivana.

Makina e re dhe fantastike Smart e Georgina ka një distancë prej 273 miljesh dhe Mundo Deportivo thotë se modeles dhe influencueses spanjoll i pëlqen shkathtësia dhe dizajni i saj.

Foto: Smart

Motori me katër ulëse pretendohet të ketë ndriçim LED me 64 ngjyra të ndryshme.

Georgina thuhet se ka një model të kufizuar, por makina ka gjithashtu një model luksoz ‘Premium’, një model ‘Comfort Pro+’ dhe një gamë sportive ‘BRABUS’.

Në dokumentarin e saj, Georgina u pa në makinë ndërsa ishte në Spanjë.

Foto: Getty

Por ajo aktualisht jeton në Arabinë Saudite me Ronaldon dhe fëmijët e tyre pas transferimit të partnerit të saj nga Manchester United në Al-Nassr gjatë dhjetorit.

Reklama

Megjithatë, raportimet e fundit thonë se Ronaldo është tashmë i hapur për t’u larguar nga klubi dhe Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë atij një rol ambasador në Bernabeu. /Telegrafi/