Partnerja e James Bondit njofton se është prekur nga koronavirusi

Aktorja Olga Kurylenko ka njoftuar se ka dalë pozitiv nga testi i bërë për koronavirus.

Njoftimin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram ku ka publikuar një fotogafi nëpërmjet të cilës tregon se është izoluar në shtëpi.

Aktorja inka këshilluar të gjithë që të kujdesen për veten.

”E izoluar në shtëpi pasi kam dalë me rezultat pozitiv me koronavirus. Unë në fakt kam qenë e sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten dhe bëjeni seriozisht”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos.

Aktorja njihet më shumë me rolin e saj si partnerja e James Bond.L