Partnerja e Benzemas konvertohet në myslimane

Modelja Jordan Ozuna, partnerja e futbollistit Karim Benzema, ka folur për konvertimin në myslimane dhe se si transferimi i partnerit në Al-Ittihad mund të jetë pikë kthese në jetën e saj.

Modelja është nëna e fëmijës së katërt të Benzemas dhe ka folur publikisht në kohën kur familja është zhvendosur në Arabinë Saudite, shkruan Marca.

Në një intervistë me Yo Dona, Ozuna për herë të parë foli për eksperiencën dhe, veçanërisht, ndjenjat e saj për religjionin.

Ozuna ka zbuluar se ceremonia e konvertimit është mbajtur në xhaminë e Madridit dhe nuk ka mundur t’i mbajë lotët pasi ishte “shumë e ndjeshme”.

Veç kësaj, modelja këmbënguli se interesimi i saj për fenë myslimane është i vërtetë dhe se pasi ka hulumtuar, ka arritur në përfundimin se është një fe e “bukur”.

Partnerja e Benzemas nuk e ka fshehur faktin se edhe ka qarë duke lexuar Kuran gjatë Ramazanit.

Ndërkaq, ajo ka veçuar edhe librin “Rruga e shenjtë drejt Islamit”, i cili tregon historinë e një të krishteri që në fund konvertohet në islam.

Marrëdhënien me Benzeman e ka përshkruar si perfekte.