Partneritet mes Ushtrisë së Kosovës dhe ARM-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës sot ka takuar, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski.

“Me fokus në partneritetin e ngushtë në mes dy ministrive të mbrojtjes, ndër të tjera, me gjeneral Gjurchinovskin diskutuam edhe për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes dy forcave tona.

Vlerësim i lartë për rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s,”thuhet në njoftim.(INA)