Partneri i Genta Ismajlit bën tatuazh në krah shqiponjën

Genta Ismajli ka pak kohë prej kur është distancuar nga muzika për t’iu kushtuar familjes.

Ajo prej kohësh ka shijuar romancën e saj me biznesmenin turk Hussein Usta, shkruan lajmi.net.

Madje ka pak muaj prej edhe ata janë bërë prindër të binjakëve, të një vajze dhe një djali.

Që kur lidhja e tyre u bë publike për mediat, Genta dhe partneri i saj nuk e fshehin aspak dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin teksa postojnë foto apo video me dedikime nga më të ëmblat.

Por si duket ai ka një dashuri edhe për vendin prej nga vjen Genta.

Së fundmi Hussein ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e tij dhe ajo çka ra më së shumti në sy ishte tatuazhi me simbolin e shqiponjës në krahun e tij.

“Një ditë në diell me vajzën time”, shkroi ai krahas fotos./Lajmi.net/