Partitë nënshkruan kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike

Partitë politike sot nënshkruan kodeksin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit me qëllim që ato të jenë të lira dhe demokratike. Kryetar i Komisionit Shtetëror së Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski theksoi se elektorati duhet të jetë i lirë, dhe të mos jetë nën ndikimin e subjekteve politike.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit Shtetror të Zgjedhjeve

“Akti i sotëm është një ngjarje që pjesëmarrësit e zgjedhjeve lokale marrin përgjegjësi që në mënyrë aktive do ta promovojnë kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike, zgjedhje që do t’i respektojnë principet e demokracisë dhe qeverisjen e mirë”

Ndërkaq, kryeministri i vendit deklaroi se me këto zgjedhje të lira dhe demokratike do të fitojnë të gjithë qytetarët, dhe sipas tijë qytetarët duhet të zgjedhin më të mirin për një të ardhme më të mirë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Më e rëndësishmja është se sot nënshkruam për zgjedhje të lira dhe demokratike, me zgjedhje të cilat janë evropiane që do të fitojmë të gjithë , kjo është me rëndësi, sepse tani më nuk ka kthim mbrapa, dhe në katër vitet e kaluara kemi shembull të zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe çdo herë kur ka zgjedhje të reja janë më të mira”

Kodeksi që u nënshkrua sot nga përfaqësuesit politik përfshin, që të gjithë subjektet do të marrin pjesë në procesin e nivelit të lartë demokratik, të gjithë kandidatët dhe këshilltarët komunal janë të detyruar për respektimin e kodeksit, ndërsa pjesëmarrësit e procesit zgjedhor janë të detyruar t’i respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat që janë relevante për zgjedhjet, dhe ta respektojnë qeverisjen e së drejtës.