Parlamenti Evropian miraton rezolutë që e shpall Rusinë ‘sponsorizuese të terrorizmit’

Parlamenti Evropian e ka miratuar sot një rezolutë e cila e shpall Rusinë si një shtet ‘sponsorizues i terrorizmit’.

Ky veprim vjen pasi edhe Senati Amerikan e ka miratuar rezolutën ku e cilëson Rusinë si një shtet të tillë, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Rusia është duke u përballur me sanksione të ashpra nga vendet perendimore, si pasojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.