Parking i ri në oborrin e Spitalit të Kumanovës

Në një pjesë të papërdorshme deri tash të oborrit të Spitalit të Kumanovës, është ndërtuar hapësirë e re për parkimin e automjeteve, transmenton media “Lajm”

Drejtori i Spitalit Sasho Stoshevski, tha se pas ardhjes së tij në pozitën e drejtorit, shqyrtoi nëse njëri ndër problemet kryesore që tangon (prek) të punësuarit, pacientët dhe personelin mjekësorë, është edhe mungesa e vend-parkimeve në oborrin e spitalit, që shpesh herë bllokon edhe pjesë të caktuara të trafikut brenda oborrit të spitalit.

“Tanimë janë siguruar 86 vend-parkime. Qëllimi i këtij parkingu është që të hiqen veturat para albulantave me qëllim që të munqësohet qarkullim normal i papengueshëm i automjeteve në oborrin e gjerë të spitalit të Kumanovës. Mendoj se ky parking do t’i kënaq dhe plotësojë nevojat e personelit dhe pacientëve”, deklaroi drejtori i Spitalit të Kumanovës.
Drejtorit Sasho Stoshevski theksoi se ky projekt ka kushtuar 80 mijë euro.