Në Paris është ndaluar të mblidhen më shumë se 10 persona nëse nuk mund të respektohen masat epidemiologjike, kumtoi policia parisiene.
Mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse, e cila tashmë është në fuqi në shumë vende të kryeqytetit të Francës, është vazhduar në mëngjes në orën 08:00 në një pjesë të fushave të Eliseut dhe në pjesën qendrore të qytetit ku gjendet muzeu Luvër.
Maskat janë të obligueshme prej të hënën në disa pjesë të Parisit, duke i përfshirë edhe shetitoret nëpër gjatësinë e lumit Sena.
Qeveria franceze dje i shpalli Parisin dhe Marsejin si dhe rrethinën e atyre qyteteve si zona me rrezik të lartë për infeksion me koronavirusin.