Paris Hilton ka zbuluar se ishte dokumentari i Demi Lovatos që e frymëzoi atë të shkruante librin e saj të fundit.
Ylli i famshëm, 42-vjeçe – e cila mirëpriti djalin Phoenix në janar – publikoi “Paris: The Memoir” në fillim të këtij muaji, ku u tregua e sinqertë për jetën dhe të kaluarën.
Biondja theksoi se dokumentari i këngëtares së “Cool for the Summer”, 30-vjeçe, “Demi Lovato: Simply Complicated” – i publikuar në 2017 – e inkurajoi atë të ndante historinë e saj.
Paris Hilton (Foto: Getty Images)
“Isha po aq e habitur sa pjesa tjetër e botës nga sa e vërtetë, e pambrojtur dhe e guximshme ishte ajo”, shkroi Hilton.
“Në dokument, Demi ndau një të kaluar të vështirë; personalisht, e pashë atë në mes të një udhëtimi intensiv të vetëpranimit dhe zbulimit. E kisha zili, E desha këtë zbulim edhe për veten time”, shtoi ajo.







