Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Rinisë, Paris Guri, ka pritur në një takim përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë takim morën pjesë Ylli Paçuku dhe Janina Dardhishta, anëtare e Forumit Rinor të BDI-së, me të cilët u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të rinjve dhe forcimin e lidhjeve politike në rajon.
Guri bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit është theksuar rëndësia e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e politikave dhe të ardhmes së rajonit.
Takimi u konsiderua si një hap pozitiv drejt rritjes së bashkëpunimit ndërmjet strukturave rinore dhe forcimit të komunikimit politik mes të rinjve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.





