Dani Parejo nuk ka kursyer thumbimet për trajnerin e Bayern Munich pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League.
Mesfushori spanjoll, Parejo ka kujtuar fjalët e trajnerit të Bayern Munich në kohën kur ishte hedhur shorti.
Ai vlerëson se fjalët e Nagelsmann disrespektuan jo vetëm Villarrealin, por gjithë futbollin.
“Kur shorti u hodh dhe ata kishin Villarrealin, trajneri i tyre, të cilin nuk e njoh, disrespektoi jo vetëm Villarrealin, por edhe gjithë futbollin duke thënë se donte të mbyllte punët në ndeshjen e parë”, ka thënë Parejo, transmeton lajmi.net.
“Ishte disrespektuese. Ndonjëherë kur pështynë të kthehet në fytyrë”, shtoi spanjolli.
Villarreal pret për të mësuar kundërshtarin e saj nga çifti Liverpool – Benfica, e që me shumë gjasë do të jetë Liverpool.