Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i qetë. Paradite dhe pasdite nëpër lugina do të ketë mjegull, e cila në fund të ditës do të dobësohet.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 2 gradë Celsius. Më ftoht sot në mëngjes është në Berovë. Temperaturat maksimale ditore do të jenë një gradë më të ulëta krahasuar me ditët e kaluara dhe do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me mjegull dhe i ftohtë nga mëngjesi me temperaturë -2 gradë. Temperatura gjatë ditës do të arrijë deri në 10 gradë.