Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e fortë nga veriu (mbi 60 km/orë).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.