Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të rastit. Reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 40 l/m² në 24 orë) me kushte për bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup, pjesërisht me vranësira, me reshje të rastit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 18 gradë.




