Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Pjesërisht me vranësira, në lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Gjatë natës do të ketë reshje shiu në pjesët veriperëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.

Ditën e shtunë do të ketë ndryshim të theksuar të motit me reshje, të cilat vende-vende do të jenë më të shumta. Në zonat malore reshjet do të jenë nga bora, ndërsa gjatë ditës reshjet do të kalojnë në borë në zonat më të ulëta. Në male do të krijohet mbulesë dëbore më e madhe, e në disa vende më të ulëta mbulesë më e vogël bore. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të mbeten të ulëta deri në mesin e javës së ardhshme.