Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, kurse nëpër lugina do të ketë mjegull.

Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 6 celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 16 gradë celcius.

Ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, përveç të enjtes kur parashihet të ketë reshje lokale të shiut.