Parashikimi i motit

Moti sot në mbarë vendin do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në pjesën perëndimore do të ketë reshje të shiut dhe në pjesët malore reshje të borës.

Do të fryjë erë e lehtë në drejtim jugor, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga shtatë deri 15 gradë celsius.

Në Shkup do të kemi mot të vranët dhe me mjegull, pasdite dhe gjatë natës priten reshje të shiut.