Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, më të dendura në rajonin juglindor. Në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu, posaçërisht paradite dhe kah fundi i ditës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.



