Drejtoria për Punë Hidrometeorologjikë bën të ditur se sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, ku në pjesën perëndimore dhe jugore priten edhe reshje të borës.
Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior, ndërkaq temperatura do të sillet – minimalja nga -6 deri në 1, kurse maksimalja nga 0 deri në 5 gradë Celsius, transmeton TV21.
Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet në -1, kurse maksimalja do të arrijë në 5 gradë Celsius.




