Paraqitje online për vaksinim kundër gripit sezonal

Personat e moshës mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punëtorët shëndetësorë kanë përparësi gjatë vaksinimit kundër gripit sezonal. Por qytetarët e moshës mbi 65 vjeç me të cilët biseduam ende nuk janë të informuar se duhet të paraqiten për vaksinim kundër gripit sezonal, disa nuk kanë kushte për t’u paraqitur në vakcinacija.mk, ndërsa pjesa tjetër vlerëson se nuk kanë nevojë për vaksinë të tillë.

-Nuk di të shfrytëzoj ato pajisje, kështu që unë jam laike, para dy vjetëve u vaksinova, vitin e kaluar nuk kishte. Këtë vit paralajmërojnë, por me para.

-Nuk di asgjë!

-T’ju them të drejtën nuk kam nevojë për gripin sezonal.

-Unë nuk kam kushte të tilla dhe nuk kam nevojë për të. Do të jetë problem por çdo i moshuar ka pasardhës, ka fëmijë që do ta paraqitin.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paraqitja online për vaksinim është treguar efikase që të mos krijohet kaos në pikat e vaksinimit dhe t’u lehtësohet puna qytetarëve.

“Secili që nuk mundet, mundet këtë ta bëjë te mjeku amë. Secili që nuk mundet, përmes mjekut amë mund të caktojë termin adekuat”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Janë siguruar 40 mijë vaksina katërvalente kundër gripit sezonal, ndërsa vaksinimi do të zhvillohet në qendrat për shëndet publik, ndërsa do të ketë edhe vaksinim në terren në shtëpitë për të moshuar dhe te pacientët me dializë.