Paramparça-t e Shqiptarisë!

Xhafer Ymeri
Është vështirë të gjendet vegza nga ku duhet filluar thurja e veshjes tonë kombëtare, nga vet ne pasardhësit e më të vjetërve tanë, të cilët simbas dëshmive me mbështetje shkencore paskan lindë dhe jetu mu në këto troje midis tre kontinenteve nga shumë më herë, se sa paskan filluar të numërohen shekujt, qoftë nga Krishti qoftë nga Muhammedi! Qysh nga kohërat kur paska pasur vetëm Pellazgë, Thrrakas, Ilirë, Albanë, Dardanë …! Që nga ato kohëra, kur nuk paska pasur as Shqipëri të Zogut, të Ismail Qemalit, të Enverit, Berishës e Ramës së sotëm! As Kosovë të jugosllavëve, e as të kësaj të sakatosurës së Europës dhe NATO-s së Thaçave, Isave, Kurtave apo kjo e fundit e Hotit dhe shokëve të tij, të cilët e mashtruan sikur dikur kur ishim fëmijë, me një lëpiskë (lizhavçe)!

Është për keqardhje dhe e dhimbshme, ama kah del fjala del edhe shpirti! As nuk po mundem, as nuk do të mundem ta kuptoj dhe të jem i lumtur as me këtë Shqipërinë e sotit, të cilën e kanë kapur për bishti Rama, Meta apo Basha. Të tre të njëjtë “mere njërin e mëshoja tjetrit!”, të cilët në mënyrë më të pamëshirshëm po e ngulfasin dhe grabisin për çdo ditë e më shumë. As nuk po mundem dhe as nuk do të mundem ta kuptoj as këtë Kosovë të nemur dhe çyçave, jo vetëm të përbuzur por edhe të dhunuar së pari nga të ashtuquajturit “komandanta” të cilët nëpër kancelaritë e atyre që na e “ladruan” Nënat e ndershme shqiptare u bënë prijës të vetëquajtur “lider”, për ta tregu unin „egon“ e tyre të pangopshme duke grabitë dhe plaçkitë popullin dhe përvetësuar pasurinë e varfërisë të cilën Zoti edhe pse kaherë i dëshpruar nga ne, na e paska dhuruar që kur e paska kurdisë këtë dunja!

E aq më pak nuk po mundem dhe nuk do të munden ta kuptoj as këtë “pusto” Iliridën e nemur! As që e kam ndërmend të foli e as të “profetoj” as për Xhehnetin (Parajsën) e as për Xhehenemin (ferrin) as të mulla Sulës, as të mulla Shefqetit apo Tërnavës, e as të mulla Naçit!
Si banues i këtyre trojeve dhe si shqiptar edhe nga Nëna edhe nga baba dhe si gurbetqarë i larguar gjatë 32 viteve nga familja dhe tokat e shqiptarisë, jam i brengosur shumë dhe po mërzitem për ardhmërinë e bijave dhe bijve tanë, të cilët po jetojnë të pashpresë në tokat e stërgjyshërve të tyre të “Den Baba Den”! Po më brengosë gjumi që e ka kaplu shqiptarinë tonë duke ëndërruar dhe pritë që Europa, Amerika, Turqia apo Rusia të na e pastrojnë oborret, të na i mbjellin arat, të na i begatojnë dhe shtrojnë sofrat, të na qepin veshjen të na prodhon mbathjen, të na mbjellin lulet e xhenetit nëpër oborret tona, të na i punojnë dhe mbjellin arat bile ndoshta edhe të na i korrin, të na i ndërtojnë rrugët, shkollat, shtëpitë dhe punëtoritë.

E na si mirënjohje t’i kthejmë shpinën dhe ta përbuzim, ta shkretojmë shkollën, vendin më të shenjtë të diturisë të cilën si më të parën dhe më të rëndësishmen e këshillojnë të gjithë librat e shenjta të Zotit dhe në vend të kësaj ti mbushim vetëm Teqet, Kishat dhe Xhamitë duke iu falë dhe lutë Zotit për ndihmë dhe mëshirë!!! Jo rastësisht po vlon Shqipëria, po përzihet Kosova dhe po shkrihet Ilirida! Malësia e Kombit, Lugina e Kombit dhe Çamëria kanë mbetur dhe do të mbeten në harresë dhe në pamëshirën e Malaziut, Serboziut dhe Grekoziut nëpër trupat e të cilëve ndoshta poashtu rrjedh nga pak gjak Iliri! Dhe nuk po më mbetet tjetër përveç t’i drejtohem Zotit! Oooo Zot, nëse je dikund dhe nëse më dëgjon zgjoje këtë “milet” prej gjumi dhe vetëdisoje!
Që brenda vete t’i gjejë bijat dhe bijtë më të ndershëm, më të drejtë dhe më të zot të cilët do ta marrin fatin e shqiptarisë në dorë dhe njëherë e përgjithmonë do ta nxjerrin këtë popull edhe të bekuar edhe të nemur nga këto udhëkryqe dhe qorrsokaqe shekullore!

Mos i shkoni dhe mos u renditni as mbas Ramës, as mbas Bashës as mbas Metës! Mos i shkoni mbas as Thaçit, as Mustafës, as Kurtit aq më pak Hotit! Mos i shkoni mbas as Ahmetit, as Thaçit, as Selës, as Kasamit, e as Gashit e as Mukit! Zgjidhni nga mesi i juaj, nga familja, nga mëhalla, nga katundi, nga qyteti bijat tuaja dhe bijtë tuaj, njerëzit, më të ndershëm, më të drejtë, më të zot, më të vendosur dhe më të vetëdijshëm të cilët do të jen në shërbimin tuaj, në shërbim të Atdheut, në shërbim të Shqiptarisë së njerëzishme dhe në shërbim të fqinjësisë së ndershme dhe paqësore! Në shërbim të njerëzimit dhe Zotit të cilin si të këtillë do ta kishim adhuruar edhe ne Shqiptaria!!!

Dhe po, më në fund, juve së bashku me “telohranitelat” tuaj Pushka ju bëftë top! Se kur ne në vitin 1987 në Kumanovë vetëm me disa profesorë të cilët nuk kishin as komandanta, e nuk kishin as kallasha, ishin duarthatë por me zemra trime dhe atdhetare, ama ishin më të guximshëm se të gjithë këta akademikët e të dy shteteve si ky i Ramës dhe i Thaçit. E mbrojtëm shkollën e shqiptarisë! Përveç Isa Mustafës, i cili atëherë i fërkonte bythët foteleve të Beogradit, ju tjerët nuk keni ditë ndoshta shqip apo keni luajt gazoza sokaqeve! Dhe më në fund nëse është ky Zot dikund, ai duhet t’i ndihmon të drejtës dhe popullit të cilit nuk mundet askush me ia mohu dhe marë të drejtën e fjalës dhe votës. Qeveria e Albinit, e Vjosës dhe e 30 bashkëmendimtarëve të tyre nuk “ikën”! Ata i larguat në mënyrën më të pamëshirshme dhe më të turpshme jo vetëm ndërshqiptare por edhe në botë! Kjo qeveri e 32 grave dhe burrave më të ndershëm, më guximtarë dhe më besnik do të kthehet si Qeveri edhe me 32 vajza dhe djem edhe me të ndershëm, edhe më të guximshëm edhe më besnik se ju qyqanet dhe qyqanët e sotit që themeluat alamet qeverinë e cila do të mbetet në kujtimet më të dhimbshme të shqiptarisë. Pra “MIRËSEVINI QEVERI ME 64!”