Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë

epa08405219 Russian President Vladimir Putin attends a videoconference on the implementation of economy relief measures amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow, Russia, 06 May 2020. Russian President Vladimir Putin extended the current nationwide lockdown with home quarantine orders until 11 May 2020 in a bid to slow down the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ALEXEI DRUZHININ / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se nëse trupat perëndimore vendosen në Ukrainë, ato do të jenë objektiva legjitime për ushtrinë ruse.

Të premten në një deklarim gjatë një forumi ekonomik të mbajtur në qytetin Vlladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë, Putini ka paralajmëruar se Rusia do të reagojë ndaj çdo pranie ushtarake të huaj në territorin ukrainas gjatë kohës së luftës, ka raportuar Reuters.

Putini ka theksuar se kjo do të shihej si një përshkallëzim serioz dhe se do të kishte pasoja të rënda.

“Nëse trupa të vendeve perëndimore vendosen në Ukrainë gjatë konfliktit, ato do të jenë objektiva legjitimë për ushtrinë ruse”, ka deklaruar Putin.

Kjo deklaratë është bërë në kohën ku shtetet e Perëndimit po diskutojnë mundësinë e dërgimit të forcave ndërkombëtare në Ukrainë në rast se arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti rus ka shtuar se në rast të nënshkrimit të një traktati paqeje, nuk sheh nevojë për një prani të huaj ushtarake në Ukrainë.

“Nëse arrihen vendime që do të çojnë në paqe, atëherë nuk shoh arsye për praninë e tyre në territorin e Ukrainës. Sepse nëse arrihen marrëveshje, nuk duhet të ketë dyshime që Rusia nuk do ta respektojë”, ka thënë ai.