Paralajmërimi i OBSH-së për Covid-19: Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se duhet të bëhemi gati për mundësinë e një pandemie botërore në lidhje me koronavirusin- Covid 19.

Këtë deklaratë e ka thënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, pas rritjes së rasteve në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në Azi.

“Ne duhet të përqendrohemi në kontrollin dhe në të njëjtën kohë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme.”

“Secili vend duhet të bëjë vlerësimet e veta sipas kontekstit të tij. Ne gjithashtu do ta bëjmë këtë, duke monitoruar situatën 24 orë në ditë,” – shtoi ai, duke theksuar se “ekziston nevoja për masa paraprake, por jo nga frika”.

Një tjetër zyrtar i OBSH-së u shpreh se virusi mund jetë “vërdallë” për disa muaj.

Koronavirusi i ri ka pësuar një rritje drastike javën e fundit, duke raportuar vdekje në Kinë, Iran, Itali dhe Kore e Veriut.