Paralajmërimi i mjekëve: Spitalet publike po vdesin

“Spitali po vdes”! Ky është paralajmërimi i 600 mjekëve francezë, duke kërcënuar se do të largohen nëse ministrja e Shëndetësisë në vend nuk do të negociojë me ta mbi të ardhmen e shërbimit shëndetësor publik.

“Për shkak të mungesës së fondeve që mundësojnë një cilësi të kujdesit shëndetësor dhe garantojnë sigurinë e pacientëve, spital po vdes”, paralajmërohet në një shkruam që mban firmën e 600 mjekëve, publikuar më 15 dhjetor në gazetën JDD (Le Journal du Dimanche), raporton euroneës.

“Mjekët e spitalit ngritën alarmin se nuk do të përgjigjen, pasi shkurtimet kanë çuar në masa shtrënguese, dhe masat shtrënguese janë bërë kritike”, shkruajnë ata.

Mjekët denoncuan shkurtimet në buxhetin e shëndetësisë, duke thënë se “Ministrja e vërtetë e Shëndetësisë është e vendosur në Bercy” (ministria e Financave të Francës).

Ata pranuan që ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ka folur për dhembshuri, por u shprehen të keqardhur që nuk është ndjekur asnjë plan financiar kuptimplotë.