Paralajmërimi i Metës: Do ia pres duart Edi Ramës dhe çdo banditi që guxon të prekë votat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama duke e cilësuar atë një kukull që kurdiset në rajon për të minuar të ardhmen e Shqipërisë.

Në një intervistë në “TV1 Channel”, Meta paralajmëron Ramën se do t’ia presë duart atij dhe kujtdo tjetër që guxon të vjedhë votat.

“Rama është një kukull qe dihet nga kurdiset ne rajon, për të minuar te ardhmen e Shqipërisë. Edi Ramen e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete për mbrojtjen e votës së lirë.

Për këtë të jete i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo qe të jetë nëse prek 1 votë”, është shprehur Meta.